Anulohen fluturimet e sotme, Rinasi hapet nesër

Të 19 fluturimet e planifikuar për ditën e sotme do të anulohen  për tu nisur nesër në mëngjes. Ndërkohë sot do të jetë e hapur hapësira ajrore vetëm për fluturimet që futen në listën e fluturimeve esenciale.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi në një prononcim për median se do të nisin sot fluturimet esenciale, ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Nesër nga orët e para të mëngjesit do të kemi fluturime normale në aerportin e Rinasit për të gjithë kompanitë e skeduluara dhe kompanitë charter.”

Balluku tha se ky bllokim Ishte I organizuar për të vazhduar deri në ditën e zgjedhjeve.

“Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve. Janë marrë masat për të bërë një verifikim të kësaj situate.”

Mesaduket Balluku nuk humbi kohë për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve të cilët prej ditës së djeshme hynë në grevë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre të përsëritura, pjesa e të cilës dhe ulja e pagës.