Greva e AlbControl, shkon në 30 numri kontrollorëve të shoqëruar

Identifikohen disa prej kontrollorëve të shoqëruar në Policinë e Tiranës, në lidhje me grevën e Albcontrol që çoi në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit. Raportohet se në polici janë shoqëruar 30 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre

Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani dhe dy të tjerë, të cilët janë ende në Drejtorinë e Policisë.

Bëhet me dije se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua forcërisht pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.