Kontrollori flet pas shoqërimit: 10 orë në Polici, më sekuestruan telefonin

Një nga kontrollorët e shoqëruar nga policia pas protestës në Albcontrol ka folur për mediat pas daljes nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Ai tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së djeshme, ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Kontrollori Pirro Lako, tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?
Lako: Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?
Lako: Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë.

Firmosët diçka?
Lako: Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?
Lako: Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.