Ulet avioni i parë në Rinas pas 1 dite ndërprerje, mbërrijnë vaksinat antiCovid

Ka marrë fund ngërçi i krijuar prej ditës së djeshme, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Mësohet se ka mbërritur në Rinas avioni i “Air Albania”, me vaksina anti-Covid.

Pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.

Pak më parë, u mësua se në vendin tonë kanë mbërritur kontrollorët nga Turqia, të cilët do të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare, deri në zgjidhjen e situatës.