Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete dhe 125 raste të reja në 24 orët e fundit

E hëna ka nisur me ulje të ndjeshme të infeksioneve të reja dhe viktimave nga Covid 19. Të dhënat e 24 orëve të fundit të Ministrisë së Shëndësisë bëjnë me dije se nga 1983 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, përkatësisht 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe, të moshave 63-82 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125
Të shëruar në 24 orë 546
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1983

Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50