OKB dërgon 65 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 65 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë.

Kamionët me ndihmat e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit turk Hatay.

Materialet e ndihmave humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e tij.