Alabbar intervistë për CNN: Shqipëria Europa e Re, si do investojë 2,5 miliardë dollarë në Portin e Durrësit

Mohamed Alabbar, i cili është finacuesi për ndërtimin e Portit të Durrësit, së fundmi ka dhënë një intervistë për CNN teksa, ku dhe ka folur për vendin tonë.

Në intervistë Alabbar e quan vendin tonë “Europa e re”, teksa shton se të gjithë indikatorët që të investojë në vendin tonë janë pozitivë.

“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çfarë po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë.”

Ai thotë se qytetet në Shipëri vitet e fundit janë ringritur ekonomikisht.

“Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë”.