Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare nga Gjermania ndau ndihma dhe bursa në Maqedoninë e Veriut

Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare nga Gjermania (DITIB) në Maqedoninë e Veriut për herë të parë ka shpërndarë ndihma për 500 familje dhe bursa për 200 nxënës dhe studentë.

DITIB në bashkëpunim me Konsulencën e Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup shpërndau ndihma për 500 familje në nevojë dhe bursa njëvjeçare për rreth 200 nxënës dhe studentë.

Delegacioni i DITIB-it i përbërë nga Anıl Aslan, zëvendëskryetari i xhamisë qendrore Eitorf Ditib, Ahmet Emin Yılmaz, kryetari i shoqatës së xhamisë Lemgo Ahmet Yesevi dhe regjisori Adil Dönmez gjenden për vizitë treditëshe në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskëshilltari për shërbime fetare pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Tarık Koca, në deklaratë për AA theksoi falënderimet deri te kryetari i DITIB-së, Kazım Türkmen dhe deri te delegacioni që vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Duke theksuar se DITIB ndau vauçerë në vlerë prej rreth 20 euro për 500 familje Mustafa Tarık Koca tha:

“Bëmë planifikim të caktuar. Për personat më të moshuar që nuk mund të dalin nga shtëpia parashikuam të shpërndajmë kuti me prodhime ushqimore. Por, për vëllezërit që nuk kanë ndonjë pengesë ndamë vauçerë. Ne nuk i dimë nevojat që kanë, andaj vetë do t’i përmbushin nevojat e tyre. Me vauçerë prej rreth 20 euro do të mund vetë t’i blejnë produktet prej një zinxhiri marketesh”.

Koca duke theksuar se arsimi është një nga sferat më të rëndësishme tha se gjithsej 200 nxënësve të arsimit të mesëm dhe studentëve u janë ndarë 8 bursa mujore për t’i përmbushur nevojat e tyre për shkollë dhe kompjuterë, veçmas sipas tij “në këtë periudhë kur dëgjojmë për nevojat e ndjekjes së mësimit online”.

Anıl Arslan zëvendëskryetari xhamisë qendrore Eitorf Ditib theksoi se DITIB këtë vit, për herë të parë, në kuadër të fushatës për zekat dhe vitra ndan ndihma për personat që kanë nevojë në vendet ballkanike.

“Në këtë kontekst, si ekip i caktuar për Ballkanin, ne gjendemi në Maqedoninë e Veriut, si vendi i fundit i aktiviteteve tona. Vizituam Kosovën, më pas edhe Shqipërinë. Këtë vit si DITIB duke përfshirë edhe vendet ballkanike po realizojmë aktivitete në gjithsej 30 vende”, theksoi Arslan.​​​​​​​