Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete dhe 51 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vendit tonë kanë humbur jetën 3 perosna dhe janë regjistruar 51 raste të reja me Covid-19

Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore        51

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,995

Testime totale             643,963

Raste pozitive             131,327

Raste të shëruara       112,626

Raste Aktive                 16,299

Humbje jete                  2,402