Shembja e Teatrit, Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit të çështjes

Çështja e shembjes së goditës së Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese muajin e ardhshëm

Seanca për shqyrtimin e çështjes është caktuar më 3 qershor. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka depozituar në Kushtetuese vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që i hapi rrugë shembjes së godinave historike të Teatrit, përfshirë edhe atë Eksperimental.

Vendimi u kundërshtua nga shoqëria civile dhe një pjesë e aktorëve të Teatrit që protestuan për një periudhë të gjatë.

Megjithatë, Teatri u shemb në orët e të mëngjesit të 17 majit të vitit të shkuar, ditë kur përfundoi edhe karantina e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve kundër koronavirusit.