“Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit, ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçesë” ( أنت على ثغرة من ثغر الإسلام فلا يؤتين من قبلك )

Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Është e habitshme sesi njeriu mëson të bashkëjetojë me dhimbjen, me sprovën, saqë edhe pse në kohë të vështira ai e gjen mundësinë për të festuar, gëzuar etj.Sprovat, dëmtimet janë aty në cep të një argëtimi apo tjetri, në cep të një feste apo gëzimi, duket sikur Zoti na i dërgon ato për të na kujtuar se kënaqësia e kësaj bote është një koncept i mangët pasi e ka rrezen e veprimit shumë të limituar dhe të brishtë, sapo nis një festë pas saj pason një brengë apo sëmundje. I tillë ishte ky bajram, një festë e shpresuar e zëvendësuar nga një lot në faqe.Por Zoti ka planet e tij ndërsa ne shpresojmë që gëzimet të jenë sipas dëshirave dhe emocioneve tona duke eleminuar çdo gjë që na i prish ato. Por nëse do sillja një shembull përngjasues do ftoja të imagjinonim realitetet tona të brendshme dhe sekretet që gjithsecili nga ne mbart në zemër të cilat nuk do donte kurrë ti shfaqeshin, e nëse këto sekrete do ti zbulonte dikush prej njerëzve ndoshta do na shantazhonte deri me rrobëri, ndërsa në aspektin hyjnor padyshim që gjërat luhen në favorin tonë, Zoti ynë i di mjaft mirë sekretet dhe të fshehtat tona,por kurrsesi njeriu nuk ndihet i kërcënuar nga kjo qënie që na njef mjaft mirë, përkundrazi ai shpesh justifikohet se Zoti e fal sepse është mëkatar.

Por vallë këto sekrete dhe fshehtësi të trubullta a mendoni se në aspektin hyjnor do te falen dhe kalojnë pa u vënë re fare?

Nuk diskutohet se sekretet e brendshme ndikojnë edhe tek performancat e jashtme ndaj ne besojmë se kemi të bëjmë me një Zot që ndërhyn dhe nuk e le krijimin të eci si të dëshirojë pa asnjë fare rregulli dhe influence. Por po ashtu besojmë se kjo influence është për mirë dhe kurrsesi për keq. Por në nivelin komunitar ne jemi bashkësi që e luftojmë të keqen dhe mëkatin mes nesh,jo duke larguar mëkatarin por duke e afruar atë që është plot sekrete që t’ia dorëzojë sekretet e vet amnistisë dhe influencës hyjnore të shkarkimit prej tyre.Qofsh i pasur, perëndimor, lindor, i varfër në një mënyrë apo tjetër do të kalosh nëpër ditëve të këqija menjëherë pas momenteve të mira, derisa ndoshta ka për të t’u dukur se kurrë nuk ke shijuar të mirë në këtë jetë, ndërsa kjo është mendim i pavërtetë ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo për shkak se Ai që ti njeh sekretet e tua nuk ka zgjedhur mënyrën e shantazhimit si formulë e pengimit të së keqes së brendshme tek njeriu, por dërgon herë pas here puhiza të sprovës të cilat përzihen me puhizat e jetës komode më tepër sesa përzihet mishi me kockën. Nëpërmjet tyre Allahu e pengon vrullin e brendshëm të shndërrohet në një lum të vrullshëm e të pandalshëm.

Faktikisht adhurime si ai i Ramazanit na tregojnë natyrën tonë të vërtet, pasi tregon se njeriu me vese në kushtet e një përmbajtje 1 mujore si ajo e Ramazanit nganjëherë kur del prej këtij muaji del sikurse ajo kafsha kur e mbyll në një vend që nuk shikon njeri dhe as ka kontakte me botën. Ndaj edhe sprovat i tejkalojnë sezone dhe muaj të tillë dhe ndaj përmbajtja për njerëz të tillë duhet të vazhdojë edhe pas vetëpërmbajtjes 1 mujore.Për këtë ia vendosa tutullin këtij shkrimi se, Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit, ndaj kujdes mos të depërtojë kush nga ana jote e trinçese, pasi nëse sprovat apo telashet do të na largonin nga sezone si ai i vetëpërmbajtjes atëherë çdokush hyn prej atyre trinçeve pa u merakosur për atë që gjen më pas, e nëse kjo ndodh, ne nuk mundet ti “shijojmë” muaj të tillë vetëpërmbajtje e rrezikon që tërë jeta jonë të shndërrohet në sprovë pa kufi, epsh pa sasi dhe cënim të shenjtërive pa të cilat edhe mëkati nuk ka më “shije” dhe as kuptim. Ndaj duke qenë si një trup i vetëm gjithsecili duhet të kujdeset për të çarën e vet të trinçese, nëse nuk dëshiron që “armiku” (shejtani, nefsi etj) të depërtojë në të tërë shoqërinë e kështu sekretet të shtoheshin ndërsa mosndjeshmëria ndaj tyre të masivizohet saqë tashmë edhe festat të shndërroheshin në thjesht numra kalendari ndërsa dëmi i njeriut ndaj njeriut të konceptohej si dënimi i Zotit ndërkohë që ai sulm ka qenë shkak i neglizhencës se gjithsecilit duke bërë që armiku të depërtojë thellë në këto trinçe.

Një muaj sa një vit pa këtë proces revidentimi kthehet në vite të tërë pa muaj dhe në festa të shumta pa kënaqësi, dhe në mungesë të sprovës gëzimi dhe mërzitja e pa kuptuar kanë për ta devijuar realitetin për tek realitete të tjera virtuale apo konvencionale. Ndaj kujdes që mos të hyjë dikush nga ana jote e trinçesë e kështu të jesh përgjegjës për devijime masive konceptuale apo lot të derdhura kot si pasojë e kuptimeve të mangëta apo interpretimeve te dëmshme përgjatë festiviteteve sprovuese. Ti je në një trinçe prej trinçeve të Islamit. DURO.

O Zot na bëj më mirë sesa ajo që ne dëshirojmë për veten tonë dhe na i fal madje edhe ato që ne nuk dijmë për vet nefsin tonë.

GËZUAR Bajramin një ditë më pas.