Fethullah Gylen, dialogu: “Përpjekjet për të bashkuar Krishtërimin me Islamin”

PRETENDIMI SE HZ. PEJGAMBERI ËSHTË BABAI I HZ. ISAIT (A.S.)

Në serinë e fjalimeve me titull “Bam Teli”, Gyleni pretendon se Hz. Muhammedi (s.a.s.) është babai i Hz. Isait (a.s.).

“… Nëse mendojnë se Hz. Mesihu është ngjizur nëpërmjet pasqyrimit, pa baba, edhe këtë nuk mund ta kundërshtoni. Sepse edhe ai që fryn shpirtin është një shpirt… Xhebraili iu shfaq dhe i doli përballë Merjemit në formën e njeriut, qartësisht dhe kthjelltësisht (siç thuhet shprehimisht në Kur’an: Në përgjithësi, mjaft dijetarë të shkencës së tefsirit) فتمثل لها بشرا سويا thonë se ishte Xhebraili (a.s.). Thonë se ishte një shpirt ndryshe. Ky shpirt mund të jetë edhe shpirti i Pejgamberit tonë. Këtë komentim nuk e shpreh askush, mirëpo të thuash se përballë një gruaje të dëlirë, siç ishte Hz. Merjeme, e cila i kishte ruajtur gjithmonë shikimet nga harami, ishte përngjasuar një burrë, bie në kundërshtim me ndjeshmërinë e saj të nderit. Por Pejgamberi ynë urdhëron kështu: ‘Në botën tjetër Merjemen e kurorëzuan me mua’, për shkak se do t’i jepej Pejgamberit tonë. Nëse kjo është diçka e realizuar që në ezel, pra një kurorëzim i bërë që në atë kohë ose para asaj kohe, do të thotë se është bashkëshortja e Pejgamberit tonë. Si rrjedhojë, ky shpirt mund të jetë shpirti i Zotërisë sonë (Pejgamberit). Mundësia që ajo që quhet Ruhu’l- Kudus të jetë shpirti i Zotërisë sonë (Pejgamberit) është një realitet i pacënuar te dijetarët tanë të shkencës së tasavvufit. Mirëpo nuk është e drejtë që këtë ta keqpërdorim këtu në formë të përhapur. Sepse dijetarët e tefsirit kanë një pranim të përgjithshëm. Shumica e tyre mendojnë se shpirti është shpirti i Xhebrailit (a.s.). Ky është një koment i cekët ashtu si roli i Kitmirit. Por unë e njoh edhe këtë si mundësi. Tani nëse këta që janë në këtë mendim, mbrojnë trinitetin, nuk është e drejtë të themi se ata janë në rrugë të gabuar. Sepse kjo lë vend për diskutime. Ata që kanë shprehur mendimin e tyre në çështjet e hapura për koment gjithmonë kanë rënë në një situatë justifikuese…”

Të njëjtin pretendim Gyleni e shpreh edhe në veprat e tij të shkruara. Shembulli i njërës prej këtyre është cituar më poshtë:

“Edhe sa i përket shpirtit që preku Hz. Merjemin dhe që Kur’ani e quan si ‘besheran seuijja’, ekziston mundësia që Hz. Ruhu në këtë kuptim të jetë Sejjidu’l-Enami (Zotëria i gjithë krijesave, Pejgamberi). Në fakt, a nuk tregon Dërguari i Allahut (s.a.s.) diku se: ‘Merjemin e kurorëzuan me mua?’ Edhe fakti që Hz. Merjemit nuk i shfaqej asnjë imagjinatë tjetër, është një çështje krejt specifike për t’u diskutuar…” (Gülen, Fikir Atlası, f. 59).

Në rreshtat e mësipërm Gyleni pretendon kryesisht tri pika:

1. Hz. Muhammedi (s.a.s.) është babai i Hz. Isait.

2. Se Ruhu’l-Kudusi nuk është Xhebraili, por Hz. Muhammedi.

3. Se jo të gjithë ata që zotërojnë besimin e trinitetit të Krishterimit duhet të përfshihen në ajetin “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: ‘Allahu është njëri prej Trinisë!’ Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm.” (Maide, 5/73) dhe kështu të fajësohen me mohim.

Në veçanti duhet të theksojmë se libri ynë i Lartë, Kur’ani, na bën të ditur që Hz. Isai ka ardhur në botë nëpërmjet një mrekullie, pa baba. Shprehjet për këtë janë të qarta në ajetin: “Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: ‘Bëhu!’ dhe ai u bë.” (Al-u Imran, 59/3). Ajeti Kur’anor bën të ditur se ashtu siç Hz. Ademi është krijuar pa baba, edhe Hz. Isai ka ardhur në botë pa baba. Pavarësisht kësaj, të pretendosh se Hz. Muhammedi (s.a.s.) është babai i Hz. Isait, bie në kundërshtim me Kur’anin Famëlartë. Për më tepër, në ajetet ku tregohet procesi se si Hz. Merjemi mbeti shtatzënë me Hz. Isain, bëhet e ditur që Hz. Pejgamberi nuk ishte atje dhe se nuk kishte informacion mbi këtë ngjarje (shihni Al-u Imran, 44/3). Përveç kësaj, pretendimi që shpreh Gyleni, për të mbështetur konceptimin e tij, kur thotë se “Hz. Merjemi dhe Hz. Pejgamberi janë kurorëzuar që në ezel”, bazohet në një transmetim shumë të dobët, të cilin dijetarët e hadithit nuk e respektojnë. (Ukajli, ed-Duafau’l-Kebir, IV, 459; Hejthemi, Mexhmau’z-Zeuaid, IX, 218). Si rrjedhojë, përballë qartësisë së Kur’anit Famëlartë, transmetime të tilla nuk kanë asnjë vlerë. Konceptimi i përgjithshëm i shkencëtarëve të tefsirit është se Ruhu’l-Kudusi që Allahu i dërgoi Hz. Merjemit është Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, të thuash se Ruhu’l-Kudusi është Hz. Pejgamberi bie në kundërshtim me unanimitetin e dijetarëve të Islamit.

Për sa i përket pretendimit se të gjithë ata që zotërojnë besimin e trinitetit të Krishterimit nuk duhet të fajësohen me mohim, kjo shprehje nuk përputhet në asnjë mënyrë me akiden e teuhidit. Një pretendim i tillë, që është pjesë e veprimtarive të dialogut ndërfetar, duket qartë se nuk është asgjë tjetër, veçse nxjerrja në dritë e besimit të trinitetit të Krishtërimit dhe përfitimit të legjitimitetit të trinitetit ndaj muslimanëve. Në aspekt të vërtetimit të këtij mendimi heretik, Gyleni nuk shmanget as nga shtrembërimi i kuptimit të ajetit Kur’anor. Dijetarët e Islamit e përmendin kështu ajetin: “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: ‘Allahu është njëri prej Trinisë!”’ (Maide, 73/5) Ndërsa Gyleni, duke thënë se gjenden pikëpamje të ndryshme në lidhje me komentimin e trinitetit, përpiqet të japë mesazh diku duke thënë:

“… Sepse kjo çështje është e hapur për diskutime. Në çështjet që janë të hapur ndaj diskutimeve, ata që kanë shprehur mendim gjithmonë janë hasur me justifikime…”

Referenca: ORGANIZATA FETO SIPAS DËSHMIVE TË VETA (NJË LËVIZJE E ORGANIZUAR DHE KEQPËRDORUESE E ISLAMIT)

Kryesia e Çështjeve Fetare Turqi