PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani vendos Gjykata Kushtetuese

Kuvendi ka shkarkuar me 104 vota pro Presidentin Ilir Meta. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij,  kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.

Pak më parë me 104 vota pro u votua dhe raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur këtë kuvend “një partiak”.

Meta disa herë është shprehur se do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar