Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se sot nuk ka patur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë kryer 2648 testime, ku kanë rezultuar të prekur me COVID-19, 11 raste të reja. 24 qytetarë janë shëruar nga sëmundja.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive

24 të shëruar, 11 raste të reja në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,648

Testime totale 748,916
Raste pozitive 132,426
Raste të shëruara 129,785
Raste Aktive 189
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2

Apeli – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.