Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2915 testime, 22 të shëruar, 11 raste të reja në dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.