DASH: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë, pa vonesa

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në një postim në Twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se SHBA-të janë duke u angazhuar “për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të aspirantëve. Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa.

Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, thuhet në deklaratë.