Sulm me raketa në Jemen, humbin jetën 8 civilë

Në Jemen, tetë civilë u vranë dhe 27 u plagosën kur huthitë e mbështetur nga Irani lëshuan dy raketa balistike dhe dy dronë në qytetin Marib.

Huthitë kryen sulme me raketa ndaj qytetit lindor të Jemenit, Marib.

Sipas Zyrës së Guvernatorit të Marib dy raketa balistike dhe dy dronë të armatosur u përdorën në sulm.

Njëra nga raketat goditi një xhami gjatë faljes së namazit, ndërsa në këtë sulm u vranë tetë civilë dhe  u plagosën 27 të tjerë.

Huthitë edhe më herët më 5 qershor sulmuan qytetin Marib.

Në këtë sulm, i cili synoi një stacion karburanti, u vranë 21 persona, përfshirë dy fëmijë.