Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë. Edhe sot si dje, asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Të infektuarit janë regjistruar në Tiranë 1 rast dhe në Berat 1 rast. Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin.

Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,618

Testime totale 759,601
Raste pozitive 132,461
Raste të shëruara 129,865
Raste Aktive 143
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 38
Berat 17
Elbasan 10
Durrës 10
Gjirokastër 7
Lezhë 6
Korçë 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 1
Kukës 1