Ushtria somaleze vret 16 terrorist të organizatës Al-Shabaab

Ushtria somaleze bëri të ditur se ka vrarë 16 terroristë të al-Shabaab në jug të këtij vendi.

“Ushtria kombëtare somaleze vrau të paktën 16 anëtarë të Al-Shabaab në një operacion të sigurisë të kryer nga komandot speciale Danab”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në Twitter.

Operacioni kundër grupit terrorist u zhvillua në fshatrat Berhani dhe Libikuus në rajonin e Jubës së Poshtme.

Sot gjithashtu filloi operacioni kundër grupit të lidhur me Al-Kaidën në provincën jugperëndimore Bakol.

Kryeqyteti i rajonit Bakol, Hudur, ka qenë nën bllokadën e Al-Shabaab-it për gati një dekadë, por qeveria somaleze tani po përpiqet të heqë grupin.

Dje, ushtria tha se ka vrarë të paktën 50 anëtarë të Al-Shabaab-it në operacionet mbarëkombëtare.​​​​​​​