VIDEO/ Zgjedhjet në PD, Genc Pollo filmohet duke fotografuar votën

Një ndër eksponentë më të lartë të Partisë Demokratike Genc Pollo është filmuar duke fotografuar votën e tij, teksa votoi për kryeatrin e ri të partisë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të “Report tv”, pasi hedh “të zezën mbi të bardhë” në dhomën e fshehtë, nxjerr telefonin dhe fotografon votën e tij. Pas votimit, ka publikuar në rrjetet sociale ka publikuar një foto të votës, por nuk dihet nëse e fotografoi vetëm nga ajo anë apo edhe nga emrast e kandidatëve.

Genc Pollo ka votuar në degën nr. 2 të Partisë Demokratike në Tiranë. Rasti i Pollos nuk është i vetmi, pasi sot shumë anëtarë të PD-së e kanë fotografuar votën dhe e kanë postuar në rrjetet sociale.

Përveç fotografimit të votës, një tjetër problematikë janë dhe listat, ku shumë anëtarë, pjesa më e madhe e tyre kritikë të Bashës nuk e kanë gjetur emrin te listat për të votuar.

VIDEO / Zgjedhjet në PD, Genc Pollo filmohet duke fotografuar votën