Çavuşoğlu: Nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, nderoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës duke e cilësuar si tragjedia më e madhe humanitare që ndodhi në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai në mesazhin e tij në Twitter tha se sot shënohet 26-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, të cilën ai e quajti një njollë të errët në historinë e njerëzimit.

Ai dërgoi mesazh ngushëllimi për viktimat dhe mesazh mbështetje për familjet e viktimave dhe të gjithë boshnjakët.

“Gjenocidin në Srebrenicë, ne nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë”, shkroi Çavuşoğlu në një fotografi që e postoi gjithashtu në Twitter.

Në varrezën e Qendrës Memoriale Potoçari-Srebrenicë, sot do të falet namazi kolektiv i xhenazes dhe do të bëhet varrimi i mbetjeve mortore të 19 viktimave të gjenocidit.

Deri më tani janë varrosur 6.652 viktima të gjenocidit të kryer në korrik 1995 në Qendrën Memoriale Potoçari-Srebrenicë, ndërsa 237 viktima të tjera të gjenocidit janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirave të familjeve të viktimave. Kërkimet vazhdojnë për më shumë se 1.000 viktima të gjenocidit.