Kryetari i Komunitetit Musliman, Bujar Spahiu, dërgon mesazh të koduar “lufte”

Sikurse cdo vit, Komuniteti Musliman drejtoi organizmin për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Gjatë organizimit, siç është bërë traditë në çdo Bajram, u fol për paqen, bashkëjetesën me  komunitetet e tjera fetare, kryesisht të krishtera, gjë që e karakterizon kombin tonë.

Mirëpo diçka e veçantë ndodhi gjatë faljes së namazit në ndryshim nga bajramet e tjera. Ndërkohë që u fol për paqen dhe bashkëjetesën me të krishterët në fjalimet para dhe pas namazit, në rekatin e parë të namazit të bajramit kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, dërgoi një mesazh të koduar lufte i cili dukej që iu drejtohej palëve me të cilët gylenistët janë në konflikt, të cilët  janë muslimanët. Ai lexoi dy ajete në suren Ali Imran, që kanë të bëjnë me luftën. Ajeti 173 dhe 174, në të cilat thuhet:

            173.     Atyre të cilëve u thanë, “ Njerzit jane tubuar për t’ju sulmuar, andaj kini frikë!”  Ajo ua shtoi atyre imanin dhe ata thanë “ Na mjafton Allahu, ai është mbrojtësi më i mirë”

            174.     Dhe ata pa i gjetur asgjë e keqe, fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe arritën kënaqësinë e Tij, Allahu është dhurues i madh.

Këto ajete kanë të bëjnë me luftën ndërmjet besimtarëve dhe jobesimtarëve në Uhud, mirëpo gylenistët i shfrytëzojnë ato, duke i përdorur në konfiktin që kanë me besimtarët, në lidhje me pushtimin që ata i kanë bërë institucionit të KMSH, nëpërmjet vjedhjes dhe manipulimit të votimeve.

Sipas analogjisë së nënkuptuar, gylenistët shprehen se ata nuk kanë frikë, nuk do të dorëzohen dhe do të luftojnë me kundërshtarët e tyre.

Në fakt pala kundërshtare e gylenistëve, janë:

Ose më shumë se 95% të besimtarëve muslimanë shqiptarë, të cilët nuk janë gylenistë dhe nuk i duan ata në drejtimin e Komunitetit Musliman.

Ose është shteti i Turqisë, të cilët ndërmarrin masa konkrete për të ndaluar aktivitetin e tyre kriminalo-terrorist.

Ose prokuroria e shtetit shqiptar, ku ata janë në hetim për pastrim parash, në institucionet e tyre arsimore, etj..

Me këto ajete gylenistët, me, apo pa dashje, tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ata tregojnë që janë gati të luftojnë dhe të vrasin sikurse vepruan në grushtin e shtetit të vitit 2016.

Ky reagim i çuditshem i koduar, tregon njëherazi frikën dhe krizën në të cilën gylenistët ndodhen. Ata reagojnë duke luajtur bllofin, duke treguar që janë të vendosur për të ruajtur pozitat e tyre, por në fakt kjo ndodh për të fshehur krizën dhe  frikën e tyre.

E vërteta është që gylenistët janë në fije të perit. Ajo që i bën ata të mbijetojnë është aktiviteti në fshehtësi dhe mosdemaskimi i tyre, nga ata të cilët i njohin. Në momentin që ata do të demaskohen, ata bëhen menjëherë pre e ligjit, i cili ndalon organizimet okulte dhe fija e perit këputet.