Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: asnjë humbje jete dhe 45 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 45 raste të reja me koronavirus nga 3684 testime të kryera

Të infektuarit u regjistruan në këto bashki; 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Fatmirësisht, asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit 17 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa në spitalin Infektiv, po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 402 raste aktive me koronavirus.

Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684

Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5