Kukësi nderon gjeneralin arab për kontributin e dhënë në krizën e Kosovës në 1999

Pas 22 vitesh rikthehet në aeroportin e Kukësit, një nga personat që loboi pranë Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e tij në vitin 1999.

Por, këtë herë Ish komandanti i Misionit Ushtarak të Emirateve, Gjeneral Major Onbaid Al Hairi Salem Al Ketbi erdhi jo me mision ushtarak, por si “Qytetar Nderi “’ i Bashkisë Kukës.

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, u shpreh se ky vlerësim nëse i merituar për gjeneralin, Onbaid Al Ketbi, i jepet për menaxhmim me sukses të kampit arab gjatë krizës kosovare, por edhe për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

“Kampi më i madh i ngritur nga Emiratet e Bashkuara në Kukës bëri të mundur zgjidhjen në kohë të dhjetëra çështjeve të papara ndonjëherë në Shqipëri.”

“Dëmi është i pallogaritshëm”, mbi 160 vatra zjarri në Itali, dyshim për zjarrvënie të qëllimshme
Ndërsa gjeneral Major Onbaid Al Ketbi u shpreh i nderuar nga ky vlerësim ndaj tij, ndërsa tha se Kukësi ka ndryshuar shumë, çfarë tregon forcën e madhe dhe vendosmërinë e popullit për të ecur përpara.

“Në një periudhë të shkurtët që unë isha këtu jam i mahnitur dhe krenar për të parë, se si ky vend ka ndryshuar dhe se si është bërë sot. Unë nuk erdha në këtë vend me kushte të mira ose optimale. Kur erdha për herë të parë, 22 vite më parë.”

Në pranverën e vitit 1999 ai drejtoi operacionet humanitare dhe ushtarake te Emirateve te Bashkuara Arabe në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai drejtoi edhe kampin e ngritur Kukës, ku për herë të parë në aeroportin e ngritur rishtazi u kryen edhe operacione me avionë ushtarak transportues të ndihmave humanitare për më shumë se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre.