Kush është Olaf Scholz, Kancelari i pritshëm i Gjermanisë?

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani ishin Social Demokratët (SPD), të udhëhequr nga Olaf Scholz

Tani që komisionet zgjedhore i kanë numëruar të gjitha votat e hedhura në kuti, SPD mblodhi 25.7% të tyre, rezultati më i mirë që ka shënuar në shumë vite, ndërsa CDU / CSU mori 24.1% ose -8.9% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Me fjalë të tjera, shënuan ecurinë më të keqe në historinë e tyre, pas 16 vitesh në qeverisje.

Pas shpalljes së rezultateve, Scholz foli për një “mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë”.

Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel?

Kursi i tij politik
Ai ishte një socialdemokrat gjatë gjithë jetës së tij. Lindi në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg.

Pavarësisht se shpesh përshkruhet si “i mërzitshëm”, 63-vjeçari Scholtz ka qenë i gatshëm të tregojë imazhin e një njeriu aktiv që meriton të besohet, sipas një artikulli të Sky News.

Për më tepër, pavarësisht qëndrueshmërisë dhe stabilitetit premtues, Scholtz ka mbajtur distancën nga ish-aleatët e tij, duke pretenduar se ishte shumë i butë me biznesin.

Një avokat me profesion, Scholz është një politikan me shumë përvojë, i cili ka mbajtur poste shumë të larta si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

Ai hyri për herë të parë në parlamentin gjerman në moshën 40 vjeçarë në 1998, dhe, në mes të periudhave të ndryshme brenda qeverisë lokale të Hamburgut, ishte i lartë në qeverinë federale ose SPD për 20 vitet e fundit.

Ai ishte kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, dhe gjithashtu ka shërbyer si sekretar parlamentar dhe nënkryetar i SPD, si dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të Angela Merkel.

Covid-19 dhe lavdërimet e FMN-së
Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtzin për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkelit.

Mes rritjes së inflacionit gjerman dhe presionit nga kundërshtarët e tij konservatorë, Scholtz donte ta mbante Bankën Qendrore Evropiane (BQE) të ndarë nga menaxhimi i qeverisë gjermane të ekonomisë së vendit të tij, duke theksuar nevojën për të respektuar pavarësinë e BQE –së.

Ai ka punuar me Francën gjithashtu për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë.

Lexo edhe : Fundi i epokës së Angela Merkel, Gjermania voton sot
Kujdesi që ai ka treguar i kombinuar me ndihmën vitale që dha në mes të krizës kanë dhënë frytet e veta, raporton Sky News.

Skandale dhe kritika
Sidoqoftë, karriera politike e Scholtz është dëmtuar nga shumë skandale. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë.

Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi gjatë qëndrimit të tij si ministër i financave, doli në dritë kompania mashtruese e pagesave Wirecard, skandali më i madh gjerman i pasluftës. Megjithatë, ai i ka mohuar akuzat se mban ndonjë përgjegjësi politike.

Përveç kësaj, atij i është bërë një pyetje tjetër nëse ai u përpoq të ndikonte ndaj autoriteteve tatimore në emër të një banke në Hamburg, një skandal që i privoi shtetit gjerman miliarda euro. Përsëri, ai mohon se ka kryer ndonjë krim, ndërsa nuk ka pasur prova specifike kundër tij.

Kohët e fundit, Scholtz u detyrua të kthehej nga Berlini, ku po bënte fushatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit të financave të parlamentit. Kjo ndodhi pasi prokurori urdhëroi një hetim në Ministrinë e Financave për pengim të drejtësisë në njësinë për luftimin e pastrimit të parave.

Zyrtarët e SPD lanë të kuptohet se koha e incidentit ishte e motivuar politikisht, pasi partia e Scholtz kishte përparësi në sondazhe.

Sidoqoftë, Scholtz doli relativisht i padëmtuar. “Nuk pati një ndikim serioz,” tha Peter Matusek, një analist në kompaninë e sondazheve Forsa.

“Kandidat për Kancelar, jo për cirk”

Duke ardhur nga ana më e moderuar e partisë së tij dhe duke pasur njohuri të plota mbi realitetin e sundimit gjerman, ai pritet të përpiqet të ndërtojë një aleancë, ndoshta në formën e një koalicioni të madh si ai me të cilin Merkel ka pasur sukses dhe në mënyrë të përsëritur.

Gjatë pandemisë, ai i theksoi qendrimet e tij pranë qendrës së majtë me një paketë të konsiderueshme mbështetjeje financiare, por, ndryshe nga disa në parti më të majta, ai donte që Gjermania të merrej me borxhin deri në vitin 2023, duke rikthyer kufijtë e rreptë të shpenzimeve.

Sipas artikullit të Sky, ai zakonisht udhëhiqet nga pragmatizmi dhe jo nga personaliteti i tij.