Rama vlerëson Rexhep Qosen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka akorduar akademikut Rexhep Qosja titullin “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”.

Rama vlerëson figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes duke thënë se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare.

Më tej, kryeministri kujton kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës kisthe vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë.

Rama thotë se artikulli i dhembi atëhere dhe prej asaj kohe nuk i mban më duart në xhepa.

‘’Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Ti shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh një njeri të admirueshëm, do të thotë të marrësh uratën e tij. S’ka se sit ë mos më lumturojë, aq më tepër që jamë kryeministri më i mirë mes artistëve, kurse profesori ësthë më i vetëdijshmi i një gjuhe e një kombi.

Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali e patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes.

Qëndron në kohë si shembulli  gjrumimit të së mirës së përbashkët në një vend ku zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik. Ka qenë shumë vite më parë kur asokohe nxënës në Liceun Artistik, mes rafteve të lejuara nga censura komuniste më ran ë dorë Anatemia e Kulturës. Nuk e di sa herë i jam kthyer faqeve të atij libri, ishte i lejuar por kishte një ndjesi kejt tjetër.

Përçonte një aromë krejt tjetër nga botimet shabllone të kritikës së marksizëm leninizmit. Qysh atëhere u vura në gjurmët e autorit të atij libri. Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja.

Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, ështën jë libër i shkruar me ndërgjegjen.

Megjithëse profesori i meriton të gjitha, krejt prej meje dhe të tjerëve, për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz që jam me fat ta quaj veten bashkëkohës dhe është privilegj.

Mbetet për mua një përjetim të 2018, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut në 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja e Kadareja u bë kumbar. Ai pranoi në intimitet në kullën e librave të tij, simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek në krahun e zemër. Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë. Ky symbol është ai i medaljes së kryeministrit të Shqipërisë, që kam nderin tia dorëzoj sot profesorit dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës bash me 85-vjetorin e lindjes së tij. Mbase sot është dita dhe të nxjerrë diçka shumë personale për të thënë se nga koha kur ishta në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por ishta dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe j vëzhgues i imtë më kritikuar me një artikull opozitë m duart në xhepa.  Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesir njeriut i duhet ti dhëmbë diku, vetëm budallenjve nuk i dhemb asgjë. E pra, që atëhere me dhembi, dhe kurrë më duart në xhepa.

Qosja nuk e ka fuqinë vetëm tek gërmat, por i rendit njeriu që e ka mishëruar me forcën e shembullit fjalën e dhënë të rrugëtimit aspak të lehtë të një jete që fatmirësisht shpresoj të jetë më e gjatë. Më kujtohen dhe disa kritika, që do ishte mirë të merrja personalisht.’’- tha Rama.