Afganistan, të paktën 30 persona kanë humbur jetën në sulmin me bombë ndaj një xhamie

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë të kryer nga dy kamikazë ndaj xhamisë Fatimiyye që i përket komunitetit shiit në rajonin Kandahar në jug të Afganistanit, i cili njihet si “kalaja e talebanëve”.

Sipas informacionit të dhënë nga Murtaza Zarifi, përgjegjësi për sigurinë e xhamisë thuhet se sulmi me bombë është kryer gjatë namazit të xhumasë në xhaminë më të madhe në qendër të rajonit.

Theksohet se në sulm të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

Forcat talebane bllokuan të gjitha rrugët që shkojnë në xhaminë ku është kryer sulmi.

Ndërkohë, javën e kaluar ishte kryer një sulm me bombë në një xhami në rajonin Kunduz në veri të vendit, ku si pasojë humbën jetën 46 persona.

Përgjegjësinë për sulmin në Kunduz e mori përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Sulmet që ndodhën në Afganistan pas largimit nga vendi të forcave të NATO-s nën kryesimin e SHBA-së, ishin intensifikuar në qytetin Jalalabad.

Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve në fjalë u mori përsipër DEASH-i.

Sulmi i kryer në Kunduz u regjistrua si ngjarja më e dhunshme pas largimit të SHBA-së.