Turqi – Vaksina vendase TURKOVAC arriti të izolojë variantin Delta të Covid-19

Bëhet e ditur se në studimet mbi efektin e vaksinës TURKOVAC, vaksinës vendase të zhvilluar kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), është izoluar variantin Delta i virusit.

Prof. dr. Mustafa Çalis rektori i Universitetit Erciyes në Kayseri  në lidhje me efektin e vaksinës TURKOVAC të zhvilluar në universitet në variantin Delta të Covid-19, tha: “Ne arritëm të izolojmë variantin Delta.”

Ai kujtoi se vaksina TURKOVAC është 100 për qind efektive kundër variantit britanik (Alpha).

Çalis, i cili deklaroi se ata gjithashtu kanë filluar me studime në variantin Delta, tha: “Ne arritëm të izolojmë këtë variant. Jemi duke hetuar efektivitetin e vaksinës sonë TURKOVAC kundër variantit Delta dhe vazhdojmë të punojmë në minj transgjenikë dhe serume vullnetare. Shpresojmë se këto studime do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Presim që vaksina të jetë efektive ashtu si ndaj variantit Alfa. Ekipi ynë po punon me shpejtësi dhe brenda një muaji do të jemi në gjendje të tregojmë efektin e TURKOVAC në variantin Delta.”

Prof. dr. Mustafa Çalis deklaroi se studimet e fazës 3 po vazhdojnë në vaksinën TURKOVAC.