Erdoğan dhe Aliyev, inaugurojnë aeroportin e ri në Fuzuli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Azerbajxhan ku u prit nga presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev.

Avioni i presidentit Erdoğan kreu ulje në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli i cili është aeroporti i parë që Azerbajxhani ka ndërtuar në territoret që çliroi nga pushtimi.

Erdoğan, i cili u prit u në aeroport nga presidenti İlham Aliyev, është presidenti i parë i një shteti që zbriti në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli.

Erdoğan dhe Aliyev, prenë shiritin e inaugurimit të aeroportit të ri dhe më pas vizituan ndërtesën dhe morën informacione nga zyrtarët.

Presidenti Erdoğan në vizitën e tij në Azerbajxhan shoqërohet nga ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin.