Rikthehen abonetë me foto, emër e mbiemër

Nëse duhet të marrësh një abone të duhet një foto dhe të plotësosh me emër e mbiemër kartonin.  

Gjithashtu abonetë nuk do të blihen më tek fatorinoja por tek kjoskat në stacionet e autobusit në kryeqytet.

Një veprim i tillë ka provuar se sjell dhe fluks të qytetarëve në kjoska.

Ndërsa për studentët pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor Abone Studenti bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.