Covid-19 në Shqipëri/Ministria e Shëndetësisë: 5 humbje jete dhe 228 raste të reja në 24 orët e fundit

Pesë viktima dhe 228 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 110 raste të reja, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.

Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1513

Testime totale 1,395,649
Raste pozitive 200,173
Raste të shëruara 190,378
Raste Aktive 6,694
Humbje jete 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3373
Fier 679
Gjirokastër 531
Shkodër 462
Berat 393
Durrës 349
Elbasan 292
Vlorë 210
Korçë 156
Lezhë 136
Dibër 65
Kukës 48