Libi, gjykata refuzon peticionin kundër kandidimit të kryeministrit Dbeibeh për president

Gjykata e Apelit në Tripoli ka hedhur poshtë një apel të paraqitur kundër kandidaturës së kryeministrit Abdul Hamid Dbeibeh për zgjedhjet presidenciale të Libisë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fathi Bashagha, ishte në mesin e disa kandidatëve për president të cilët paraqitën një apel kundër kandidaturës së kryeministrit Dbeibeh.

Kundërshtarët e kryeministrit Dbeibeh argumentojnë se ai nuk dha dorëheqje nga posti i tij tre muaj para se të paraqesë kandidaturën e tij siç kërkohet në ligjin zgjedhor.

Por mediat lokale raportojnë se gjykata e Tripolit hodhi poshtë ankesën e ish-ministrit Bashagha dhe Dbeibeh do të mbetet në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë do të mbahen më 24 dhjetor sipas një marrëveshje të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) të arritur nga rivalët politik libianë gjatë takimeve në Tunizi më 15 nëntor të vitit 2020.

Libianët shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e një konflikti të armatosur që prej vitesh ka kapluar vendin e pasur me naftë.