Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Rusia pushton Ukrainën, jemi gati për të reaguar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimin të mbajtur në samitin e NATO-s në Riga ka komentuar situatën mes Rusisë dhe SHBA-ve.

“Nëse Rusia pushton Ukrainë, ne jemi gati të veprojmë”, ka thënë Blinken.

Gjithashtu ai ka nënvizuar se për Uashingtonin mënyra më e mirë për zgjidhjen e konfliktit mbetet diplomacia.

“Ne nuk dimë nëse Putin ka marrë vendimin për të pushtuar, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha rastet”, ka thënë më tej Blinken.