Erdoğan: Topi detar turk përmirëson lëvizshmërinë e forcave detare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se forcat detare do të fitojnë në lëvizshmëri falë topit detar të prodhimit vendas që është i pajisur me sistem digjital të kontrollit të zjarrit.

“Turqia është bërë një nga disa shtetet që prodhojnë këtë sistem të armatimit me topin detar kombëtar që ka zhvilluar”, tha Erdoğan në një video-porosi që ia dërgoi programit të topave detarë të Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKE).

“Topi detar kombëtar ka një rreze efektive prej 16 kilometrash”, theksoi Erdoğan.

Ai gjithashtu tha se marina turke është bërë më e fuqishme pasi arma mund të realizojë 80 të shtëna në minutë me pesë modalitete të të shtënave.

Ai tha se Turqia ka zhvilluar topin detar kombëtare në një kohë rekorde për 12 muaj me resurse vendase dhe kombëtare, përkundër pengesave.

“Veçanërisht në periudhën e fundit, probleme serioze filluan të shfaqen si në kosto, ashtu edhe në kohën e dorëzimit të produkteve që vijnë nga jashtë. Ne ishim gjithashtu subjekt i shumë embargove të fshehura dhe përpjekjeve për bllokime”, tha presidenti Erdoğan.

Ai gjithashtu u shpreh se “kostot e larta dhe embargot e fshehura” me të cilat u përballën gjatë furnizimit nga jashtë tanimë mbesin pjesë e historisë.