Erdogan: Nuk e njohim rezolutën e BE-së për rastin Kavala

Pas vizitës zyrtare në Katar Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi aktualitetin.

Ai tha se edicioni i 7-të të Mbledhjes së Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar u mbajt në Doha me rastin e vizitës së realizuar me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikut Tamim.

“Me Sheikun Tamim dhe mes delegacioneve patëm takime shumë të frytshme. Konfirmuam vullnetin politik reciprok për thellimin e bashkëpunimit me Katarin dhe zgjerimin e tij në fusha të reja”, u shpreh udhëheqësi turk në takimin me gazetarët.

Referuar vendimit të Komitetit të Ministrave, i njohur si Komiteti Ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE), i cili miratoi një rezolutë që kërkon marrjen e masave disiplinore kundër Turqisë lidhur me rastin Osman Kavala, Presidenti Erdoan theksoi:

Ne nuk e njohim rezolutën e Bashkimit Evropian mbi vendimin e shpallur nga gjyqësori ynë. Le të bëjnë atë që dinë”.