Erdoğan dhe Johnson diskutojnë zhvillimet në Siri dhe Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson ku diskutoi zhvillimet në Siri dhe Ukrainë.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Johnson diskutuan gjithashtu çështjet klimatike dhe të refugjatëve.

Në deklaratë thuhet se liderët gjithashtu shqyrtuan hapat për të forcuar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe tregtinë.