Kolumbi, sekuestrohen rreth 20 mijë arra kokosi të mbushura me kokainë

Në Kolumbi janë sekuestruar rreth 20 mijë arra kokosi të mbushura me kokainë në formë të lëngshme.

Sipas lajmeve në mediat e SHBA-së, në një deklaratë nga Prokuroria e Kolumbisë thuhet se lënda narkotike u sekuestrua dje në portin Kartagjena në një kontejner transporti me destinacion qytetin e Xhenovës në Itali.

U përcaktua se 19.780 arra kokosi në kontejner ishin të mbushura me kokainë në formë të lëngshme.

Ekspertët e vendit të ngjarjes thanë se trafikantët e drogës kanë nxjerrë me kujdes lëngun natyral të arrës së kokosit dhe në vend të saj kanë injektuar kokainën në formën e lëngshme.