Lukashenko: Në një sulm të mundshëm ndaj Rusisë, edhe Bjellorusia do të përfshihet në luftë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se në rast të një sulmi të mundshëm kundër aleatit të saj Rusisë, gjithashtu edhe Bjellorusia do të përfshihet në luftë duke qëndruar në anën e Rusisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Belta’, duke u adresuar në parlamentin bjellorus, Lukashenko tha se vendi i tij do të ndihmonte në mbrojtjen e aleatit të saj të ngushtë, Rusisë, në kuadër të marrëveshjeve aleate në rast se ajo do të sulmohej drejtpërdrejtë.

Duke theksuar “angazhimin e Bjellorusisë kundër luftërave”, ai tha se populli bjellorus është i shqetësuar nëse do të ketë luftë ose jo.

“Kjo do të ndodhë, por vetëm në dy raste. Në rastin e një sulmi të drejtpërdrejtë ose të një lufte të nxehtë që po iniciohet kundër Bjellorusisë. Rasti i dytë është nëse aleati ynë Rusia vihet nën sulm të drejtpërdrejtë”, tha Lukashenko.

Sipas tij, Perëndimi është “shumë i interesuar” nëse ushtarët rusë do të vendosen në Bjellorusi ose jo. Ai shtoi se ushtarët rusë do të vijnë në Bjellorusi në rast të një sulmi kundër Bjellorusisë.