Rama batuta me gazetarët. Çfarë i dhatë PD-së në këmbim të votave për vetingun? Rama: Arra me mjaltë!

 Pas seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë mbrëmje kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja në selinë rozë nisi në orën 20:00 ndërsa përfundoi pas rreth dy orësh.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

” Kemi folur për pzicionin tonë. Patronazhistët janë në terren. Padyshim do të kemi një rezultat pozitiv .”- tha Rama

Ndër të tjera kryeministri foli edhe për zgjatjen e afateve të vetingut ndërsa u pyet nga gazetarët se çfarë i ka dhënë PD-së në kërkim të votave. Me ironi, kreu i qeverisë i tha gazetarëve se ju ka dhënë arra me mjaltë, ndërsa shtoi se janë dy PD dhe nuk negociojnë me asnjërën.

” Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i veshtirë, proces me pjesët e veta shumë pozitive dhe me elementët problematik. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që ska pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Arra me mjaltë janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën. Nuk pati negociata për të marrë vota për vettingun.”- tha Rama.