Turqi, flota speciale 161 e avionëve F-16 e gatshme për çdo detyrë

Komanda e Flotës 161, flota e vetme e Forcave Ajrore Turke me dy emra, e cila përdor emrat e koduar ditën “Shqiponja” dhe natën “Lakuriqi i natës”, luan një rol aktiv me avionët e saj F-16 edhe në mbrojtjen e hapësirës ajrore në Egje edhe në luftën kundër terrorizmit.

Nën strukturën e Forcave Ajrore të Turqisë, ndodhet një flotë shumë speciale e cila mbron nga rreziqet hapësirën ajrore turke dhe e cila ka kryer operacione të suksesshme për sigurinë si brenda edhe jashtë vendit.

Flota 161 në Komandën e 6-të të bazës kryesore të avionëve në Balıkesir, Bandırma është flota e parë dhe e vetme e Turqisë me dy emra të koduar.

Ndërsa LANTIRN (Low Altitude Navigation and Targeting InfraRed for Night – Infra të kuqe për navigim në lartësi të ulët dhe shënjestrimi për natën) është sistemi i cili siguron që F-16, fuqia më goditëse e Turqisë në qiell të shndërrohen në “Shqiponjë” ditën dhe natën në “Lakuriqi i natës”.
Falë podit LANTIRN i cili u jep avionëve F-16 mundësinë për shënjestrim dhe pamje natën në lartësi të ulëta, avionët luftarakë mund të fluturojnë deri në 33 metra natën pa u ndikuar nga kushtet negative të motit.

Pilotët që përdorin avionët me podin LANTIRN u nënshtrohen trajnimeve të rrepta për këtë çështje.

– Pilotët “GAGAVUZ” makthi i terroristëve

Majori dhe piloti i avionit F-16 me detyrë në flotën 161, në një deklaratë për AA shpjegoi se flota u formua fillimisht në vitin 1943 si regjimenti i 6-të i avionëve në Gaziemir dhe bashkë me ardhjen e F-16 që nga viti 1992 vazhdojnë detyrën në Bandırma.
Ndërsa podet LANTIRN, janë vënë në funksion që nga viti 1994, njoftoi majori i cili tha se “Pilotët e sistemit LANTIRN ne i emërtojmë në turqisht si ‘Pilot GAGAVUZ‘ pra ndryshe ‘ekspert për vajtje, shënjestrim dhe goditje në lartësi të ulët‘. Ne kryejmë misionet ditën, natën, në të gjitha kushtet e motit dhe në lartësi të ulët në mënyrë duke qëndruar jashtë zonave të mbulimit të radarëve”.

– “Zëri i avionit, zëri i lirisë”

Duke vënë në dukje se vitin e kaluar ata morën përsipër detyrën e mbrojtjes dhe patrullimit të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s në kuadër të misionit të policisë ajrore të zgjeruar të NATO-s, i cili zgjati 2.5 muaj, majori më tej njoftoi:
“Zëri i avionit, zëri i lirisë. Veterani Mustafa Kemal Atatürk ka thënë se ‘e ardhmja është në qiej‘. Edhe ne si pilotë me detyrë në mbrojtjen e atdheut në qiej, vazhdojmë të mbajmë këtë amanet”.

– “Me simulatorin e misionit të plotë” përjetohet përvoja e njëjtë me fluturimin

Me “simulatorin e misionit të plotë” në flotën 161 i cili posedon një kënd shikimi 360 gradë dhe i cili përbën mjedisin e një fluturimi të njëjtë, kandidatëve pilotë dhe pilotëve luftarakë u ofrohet mundësia e mjedisit të plotë që mund të përjetojnë në një F-16 të vërtetë.
Pilotët përjetojnë shumë skenarë të ndryshëm të përgatitur nga trajnuesit në dhomën e kontrollit, si sulmi i avionit armik, defekt motorik, kushtet e këqija të motit dhe në këtë mënyrë pilotët janë të përgatitur për të gjitha problemet që mund të ndodhin në ajër.

Nëpërmjet simulatorit me detyrë të plotë, kryhen edhe fluturimet e shumë misioneve duke formuar lidhje me simulatorët STE në bazë dhe me simulatorët e tjerë në të gjithë Turqinë.

– Avionët F-16 ngrihen në fluturim me punën e qindra punonjësve

Stërvitja e rregullt, gjumi dhe ushqyerja në mënyrë të shëndetshme janë pjesët e “domosdoshme” të jetës së pilotëve të avionëve luftarak në mënyrë që të ruhet edhe qëndrueshmëria fizike dhe ajo psikologjike.
Po ashtu ka edhe disa procedura që pilotët janë të detyruar t’i zbatojnë para dhe pas fluturimit. Fillimisht pilotët informohen rreth misionit që do të kryejnë dhe më pas në fluturim nisen pasi bëjnë përgatitjen e plotë të veshjeve dhe pajisjeve për avionët F-16 në dhomën e zhveshjes

Krahas pilotëve, pas sfondit të ngritjes së avionëve F-16 kryejnë detyrë një ekip prej qindra personash në fushat të tilla si pista, mirëmbajtja e avionëve, kullat dhe shërbimet tokësore.
Burimi: AA