Turqia fillon prodhimin në seri të gjeneratorit vendor

Në fjalën që mbajti të mërkurën në Ankara, ministri tërhoqi vëmendjen në faktin se kompania turke e prodhimit të energjisë elektrike “Elektrik Üretim Anonim Şirketi” ka bërë një punë të rëndësishme në drejtim të zhvillimit të teknologjive energjetike vendore dhe kombëtare.

“Ne ndamë me publikun më parë lajmin e mirë për prodhimin e gjeneratorëve të parë vendas dhe kombëtarë të Turqisë. Sot duam të ndajmë një tjetër lajm të mirë lidhur me këtë temë. Tani po kalojmë në prodhimin në seri në prodhimin vendas dhe kombëtar të gjeneratorëve”,- njoftoi ministri.

“Ne kemi bërë gjithashtu një progres të rëndësishëm në prodhimin me mundësi vendore të turbinës dhe sistemeve të kontrollit, dy komponentë të tjerë të rëndësishëm në prodhimin e energjisë elektrike. Kemi përfunduar projektimin e turbinave tona. Së shpejti do të fillojmë prodhimin e turbinës së parë vendore. Turbinën tonë të parë vendase dhe gjeneratorin tonë të parë vendas, i cili do të dalë nga prodhimi në seri, do t’i përdorim në hidrocentralin tonë “Hasan Polatkan”, që është ndërtuar mbi lumin Sakarya. tha ai.
Burimi: Trt Shqip