Ish-kryeministri irakian: PKK është një organizatë terroriste

Ambasadori i Türkiye-s në Bagdad, Ali Rıza Güney, me ish-kryeministrin irakian dhe liderin e Koalicionit Shteti i Ligjit, Nouri al-Maliki, ka diskutuar për çështje të përbashkëta dhe praninë e organizatës terroriste PKK në Irak.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, Güney tha se me Malikin ata diskutuan mbi politikën e brendshme të Irakut dhe çështjet e agjendës së përbashkët midis Türkiye-s dhe Irakut.

Güney tha se në takim u përmend edhe prania e organizatës terroriste PKK në Irak dhe se Maliki theksoi se “PKK është një organizatë terroriste”.

Koalicioni Shteti i Ligjit i udhëhequr nga Maliki fitoi 34 deputetë në zgjedhjet e mbajtura në tetor. Pas dorëheqjes së 73 deputetëve të Lëvizjes Sadr, e udhëhequr nga Muqtada es-Sadr, fitues i zgjedhjeve, numri i vendeve në Kuvend të koalicionit Shteti i Ligjit pritet të shkojë në 45.

Ligjvënësit e rinj që do të zëvendësojnë deputetët e Lëvizjes Sadr do të nisin detyrën duke bërë betimin sot në Kuvend. Sipas kësaj, pritet një rritje e numrit të deputetëve të pavarur të lidhur me Malikin dhe me Hashd al-Shaabi.
Burimi: AA