Kryemadhi: Lulzim Basha një këlysh që u rrit e u bë buçe, na vodhi 4 mandate

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi akuzon PD-në për vjedhjen e 4 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një interviste në MCN ajo deklaroi se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetarja e LSI nuk i ka kursyer dhe etiketimet ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së.

I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, tha Kryemadhi.
Burimi: Opinion.al