Turqi, kapen disa të dyshuar të FETO-s në përpjekje për t’u arratisur në Greqi

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se rojet kufitare kanë kapur dhjetë të dyshuar që tentuan të kalonin në Greqi ilegalisht, duke përfshirë edhe Sümeyye Gülen, mbesën e liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se rojet kufitare kanë kapur dhjetë persona duke u përpjekur të kalonin ilegalisht në Greqi.

“Është konstatuar se mes të kapurve gjendet pesë anëtarë të FETO-s, përfshirë Sümeyye Gülen, mbesa e liderit terrorist Fetullah Gülen”, thuhet në deklaratë.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016.

Bëhet fjalë për një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-ja.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste prej vitesh kanë avancuar në shërbim duke kurdisur provime, duke u infiltruar kështu në institucionet shtetërore. Më pas, fillimisht në dhjetor të vitit 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një gjyqi të montuar për korrupsion të dyshuar.

Disa vite më vonë, pasoi tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, tentativë për grusht shteti të kryer nga oficerët e infiltruar nga FETO në ushtrinë turke.

Një hetim për organizatën terroriste FETO ka treguar se është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm në Turqi por edhe për çdo vend në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, 251 persona u vranë dhe 2734 u plagosën.
Burimi: AA