Kryeministrja suedeze: Suedia do të punojë ngushtë me Turqinë për ekstradimin e kriminelëve

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka deklaruar se vendi i saj dhe Turqia do të punojnë ngushtë për ekstradimin e kriminelëve.

Duke folur për transmetuesin shtetëror finlandez ‘YLE’, Andersson tha se Suedia do të tregojë se si sillet me terrorizmin në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Duke i përshkruar bisedimet me Türkiye-n si “konstruktive”, Andersson tha se ata kanë folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

“Nëse tre palë janë ulur në një dhomë dhe duan të bien dakord, atëherë ju mund të ecni përpara me të”, tha ajo.

Dje, Türkiye, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për anëtarësim në NATO pas bisedimeve katërpalëshe në Madrid.

Memorandumi kushtëzon Finlandën dhe Suedinë të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Turqisë mbi terrorizmin dhe heqjen e embargos së armëve ndaj Ankarasë.

Në këmbim, Turqia lejon që vendet nordike të anëtarësohen në NATO.