Bllokohen tre automjete në portin e Durrësit që vinin nga jashtë, dyshohet se janë vjedhur

Shërbimet e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë bllokuar tre automjete që vinin nga jashtë me dyshimin se janë të vjedhura. Automjetet dyshohet se janë vjedhur në Francë, Itali dhe Britaninë e Madhe.

Për rrjedhojë, u morën masa ndaj poseduesëve të tyre ku një person u arrestua dhe dy të tjerë u ndoqën penalisht.

“Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasit: F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar,” thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.
Burimi: Ora News