Shtëpia përfshihet nga flakët në Dajt, dëmtohet vajza 8 vjeçare

Zjarri i rënë në banesë ka dëmtuar vajzën e mitur 8 vjeçare në fshatin Façesh në Dajt, njofton policia.

Shtëpia e shtetasit B. B. u përfshi nga flakët sot (29 korrik 2022) rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Ora News