Izraeli godet disa objektiva në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur disa objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë thuhet se në kuadër të operacionit “Agimi” “Ushtria goditi Gazën përballë kërcënimeve me burim Lëvizjen e Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës”.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se edhe në frontin e Izraelit është shpallur “situatë e veçantë”.

Në median sociale janë ndarë pamje të disa pjesëve brenda Gazës që janë vendosur në objektiv dhe të tymit që ngrihet.
Burimi: AA