Kishte shkuar për të fikur zjarrin në Kepin e Rodonit, përmbyset zjarrfikësja

Një zjarrfikëse është përmbysur ditën e sotme në fshatin Shetaj, pasi ka qenë duke fikur një zjarr në kepin e Rodonit.

Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka të dëmtuar në personel, por vetëm dëme te zjarrfikësja.

Zjarrfikësja ishte e Autoriteti Portual të Durrësit dhe kishte shkuar për ndihmë më një zonë ku zjarre kanë 2 javë që nuk arrijnë të fiken.

Ndërkohë, një ekskavator po mundohet që ta nxjerrë mjetin e rëndë nga vendi ku është përmbysur.
Burimi: Ora News