Vodhën pensionet e qytetarëve të Divjakës duke falsifikuar dokumenta, arrestohen punonjësit e postës
Dy punonjës të postës në Divjakë janë vënë në prangat e policisë.
Të arrestuarit janë përgjegjësi i Zyrës Postare Divjakë, Gëzim Murrizi dhe Endri Llazi, punonjës shërbimesh në këtë zyrë.
Ata akuzohen se kanë vjedhur pensionet e qytetarëve duke falsifikuar dokumenta.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës”, njoftoi sot policia e Divjakës.
Kapja e tyre u bë e mundur falë operacionit policor “Post Office”.
Akuzat
Të arrestuarit akuzohen veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi: Ora News